Pyetje të shpeshta
A kanë objektet garanci?
Objektet nuk janë të mbuluar nga asnjë lloj garancie. Në rastet e dëmtimit ose humbjes gjatë transportit përgjegjësia është e shërbimit postar.
A kryeni dërgesa në çdo vend?
Institucioni ynë ka partner Postën Shqiptare dhe Posta të tjera që operojnë në Shqipëri. Lista e vendeve ku kryhen dërgesa është në varësi të politikave të tyre.
Transporti i objekteve është falas?
Transporti i objekteve është me pagesë. Kjo tarifë vendoset nga partnerët tanë dhe përllogaritet në varësi të peshës, madhësisë dhe karakteristikave të tjera të objektit.
A mund të porosis një objekt të dekoruar me pamje ose dokumente të tjerë?
Po. Ndryshimi i dokumenteve apo fotografive që ilustrojnë objektet është i mundur. Dokumenti ose fotografia duhet të jenë pjesë e fondeve që ruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.